mjeket.al drkozeta.com juliansphoto.com hbot.al artanbano.com klinika3yjet.al lavita.al

Rreth nesh

ENIAC-SERVICES , u krijua në Shtator 2010 si rezultat i një bashkëpunimi të disa specialistëve me eksperiencë në fushën hardware dhe software. Qëllimi i ENIAC-SERVICES është të ofrojë shërbime profesionale tek biznesi i mesëm dhe tek përdoruesit e kompjuterave në Shqipëri.

Tek ENIAC-SERVICES ç'do biznes i mesëm dhe i vogël do të mund të gjejë zgjidhje, duke filluar nga suporti teknik, ndërtimi i rrjetit kompjuterik dhe krijimi i programeve jo vetëm për lehtësimin dhe dokumentimin e aktivitetit të tij, por edhe për tu ofruar klientëve një shërbim sa më të shpejtë dhe bashkëkohor.

Tek ENIAC-SERVISES ç'do përdorues kompjuteri do të gjejë zgjidhje për problemet e ndryshme në kompjuterin e tij. Ofrimi i një servisi të kompletuar dhe cilësor do të jetë prioritet i stafit tonë.

N.q.s kërkoni dicka dhe nuk e gjeni dot, atëherë ne do ta gjejmë atë për ju.

N.q.s biznesi juaj ka vonesa në ushtrimin e aktivitetit për shkak të difeketeve kompjuterike, n.q.s biznesi juaj nuk ka akoma një rrjet kopmpjuterik të shpejtë dhe të sigurtë, n.q.s biznesi juaj ka nevojë për një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme na kontaktoni dhe ENIAC-SERVICES do t'ju ofrojë zgjidhje të qëndrueshme dhe të kënaqshme për biznesin tuaj.

ENIAC-SERVICES do të zgjerojë gamën e shërbimeve që ofron, në fushën e krijimit të bazave të të dhënave dhe në fushën e reklamimit në internet të produkteve të të gjitha bizneseve që operojnë në Shqipëri.

Ju faleminderit që vizituat www.eniac.al