me teper info
068 90 42 542

Web database

Për të gjitha bizneset të cilat reklamojnë produktet e tyre në internet, ENIAC-SERVICES ofron programim website të dhenash duke i dhënë prioritet ndërfaqjes sa më të thjeshtë për përdoruesin.

Në website ofrohet edhe ndërfaqja e administratorit, për të mundësuar hedhjen e të dhënave në kohë reale dhe pa qënë e nevojshme asistenca e programuesit të websitit.

Klientët tuaj do të mund të njihen me produktet tuaja nga shtëpitë apo zyrat e tyre, pa qënë e nevojshme të harxhojnë kohë për të gjetur ç'ka ata dëshirojnë. Vizitorët e websitit mund të bëjnë komente apo pyetje dhe të marrin përgjigjet e tyre online.

Ç'do rezultat i kërkimit apo produkt i klikuar regjistrohet, me qëllim që të ofrojë informacion mbi produktet me interes dhe të ndihmojë në zgjerimin e aktivitetit në një fushë të caktuar.

Gjithashtu, për bizneset të cilat e shtrijnë aktivitetin e tyre në disa qytete në Shqipëri dhe jashtë saj, programet e bazuara në web ofrojnë informacion në kohë reale mbi shitjet që ndodhin në ç'do pikë shitjeje sado larg zyrave të administratës.

Duke parë që përdoruesit e internetit në Shqipëri po rriten në mënyrë të ndjeshme, dhe reklamimi në internet është i pashmangshëm, ENIAC-SERVICES është fokusuar në programimin e bazave të të dhënave në web.