me teper info
068 90 42 542

Programe shqip

Stafi i ENIAC-SERVICES me një eksperience 10- vjeçare në fushën e programimit dhe i testuar me sukses në tregun shqiptar, ofron programe kompjuterike në gjuhën shqipe, të gatshme dhe të personalizuara sipas kërkesave të biznesit tuaj.

N.q.s biznesi juaj po rritet me hapa të shpejtë dhe ka lindur nevoja për të lehtësuar punën e përditshme të stafit, ne do t'ju vijmë në ndihmë duke ofruar zgjidhjen më të mirë dhe më të leverdisshme në treg.

Gjithashtu regjistrimi elektronik i të dhënave do ju ofrojë klientëve tuaj një shërbim më të shpejtë dhe më shumë cilësor.

Baza e të dhënave do t'ju ndihmojë për studime statistikore me qëllim që të merrni vendime të rëndësishme për zhvillimin e metejshëm të biznesit tuaj.

Siguria e të dhënave është e rëndësishme për ne po aq sa per ju. Stafi i ENIAC-SERVICES do të jetë në ç'do moment pranë jush për të zgjidhur probleme të ndryshme dhe për siguruar që puna në biznesin tuaj të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Ndërtimi i programeve në ENIAC-SERVICES kryhet në dy platforma:

- Platforma Microsoft, Windows - .NET - ASP - SQL Server.
- Platforma Open Source, Linux - PHP - MySql.

Ju mund të zgjidhni se cila ju përshtatet më mirë, bazuar në infrastrukturën dhe në buxhetin tuaj.